Tjetër video skandaloze/ Shikoni se si numëruesi bën të pavlefshme votat e PD-së

117
Sigal

Të tjera pamje dalin në lidhje me procesin zgjedhor, ku votat e opozitës janë bërë të pavlefshme.

Lëvizja Vetëvendosje Tiranë ka bërë publike të tjera pamje.

Këtë herë, duket se numëruesi ka pasur në dorë një laps dhe ka bërë të pavlefshme Ödo votë të dhënë për Partinë Demokratike.

Siç edhe duket në pamje, ai zhgarravit me laps votat e PD-së, ndërsa ato për partitë e tjera kalojnë në një tjetër dorë.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave

Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues nëpër fletë votime gjatë procesit të numërimit? Shikoni në të majtë anëtarin e Grupit të Numërimit në Vendin e Numërimit të Votave në datën 26 prill 2021.

Pamjet janë nxjerr nga videoxhirimet zyrtare të KQZ-së. Edhe për këtë rast ankesa është depozituar mbrëmë në KQZ/KAS.

Të merren menjëherë masa nga KQZ-ja dhe organet e drejtësisë! Zgjedhjet janë të pavlefshme, duhet vajtur në rivotim