Tirane – Berisha akuzon Ramën: Kërcënon gjyqtarët për lirimin e Aldo Bares

542
Debate në Kuvend lidhur me votimin dhe numërimin elektronik.
PD e quan thelbësore votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Ndërkohë PS e quan alibi pasi nuk mund të bëhet por sqaron se nëse OSBE/ ODIHR e pranon maxhoranca është gati.
Gramoz Ruçi: Me gjithçka mund të bëni fushatë elektorale por me këtë gjë mos bëni fushatë elektorale” 
Sali Berisha: Nëse apriori e hidhni poshtë kërkesën e opozitës bindni opozitën se vetëm zgjedhje të drejta s’mund të ketë. Ju drejton armiku më i egër pas kohës së diktaturës. Ju drejton njeriu si Asadi i Sirirë. Kështu zgjidhni dhe votimin e emigrantëve. 
Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë e nuk ka si ta pranojë kurrsesi sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Lul Berishës, Aldo Bares, atë e menaxhojnë bandat e bandidatë. Ju s’ju pyet fare. 
U drejton gjyqtarëve vettingun ose do më lironi Aldon ose do ju bëhet vetting
Dhe me hakmarrjen për drejtësi po bën të njëjtën gjë si me Aldo Baren. Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është nënshtruar kapos së Meduzës
Pranoni kërkesën e ligjshme të të gjitha forcave politike opozitare sepse mund ti krijojë vendit probleme madhore
Gramoz Ruçi: Hollanda , Franca, Gjermania e ka hequr atë që kërkon ti.
Por unë të thashë dhe është hera e tretë. Kemi një albitër. Jemi një vënd që nuk shkëlqejmë për zgjedhje, OSBE/ ODIHR .
Uluni me OSBE/ODIHR nëse marrin përgjegjësinë për kërkesën që ka opozita vazhdoni ne s’kemi frikë.
Sigal