Thirrja e fortë e Doris Pack: BE duhet të ndëshkojë Edi Ramën, po mashtron Brukselin

144

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar ashpër pas rrëzimit nga PS të dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Doris Pack, e cila është një njohëse e mirë e zhvillimeve politike në Shqipëri, shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të penalizojë Edi Ramën. Në një postim në Twitter, Pack shton se BE duhet të kuptojë se po mashtrohet nga kryeministri i Shqipërisë.

“Është koha që BE të kuptojë se Rama po e mashtron dhe duhet ta penalizojë atë. Shqiptarët ndihen të humbur nga problemet e tyre të përditshme dhe largohen nga vendi. Unë vetë takoj shumë prej tyre, duke ikur nga atdheu i tyre për të siguruar të paktën një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”,- shkruan Doris Pack.

Një ditë më parë PS votoi në Kuvend rrëzimin e dekretit të Presidentit edhe pse autoritet më të larta të BE i bënë thirrje qeverisë që të prishte mendimin e Komisionit të Venecias.