Thirret në Prokurori Ardi Veliu

577
Sigal

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Thirrja në lidhje me çështjen “Babale” pas publikimit të videos nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku Fredi Alizoti deklaroi se ishte Ardi Veliu ai i cili e kishte marrë në makinë dhe e kishte dërguar në Prokurori.

Veliu e ka kundërshtuar këtë pasi sipas tij ka qenë policia e Fierit ajo që ka shoqëruar Alizotin.

Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”. Veliu pritet të merret në pyetje në orën 13:00 të ditës së sotme.

Ndërkohë, nesër në orën 09:30 do të pyetet ish-punonjësi i policisë Florenc Hoxha.