Rama reagon sërish për sherrin: Ja mesazhi që më nisi miku në PE, ”uroj të gjeni forca, po me ta…”

538
Sigal

Kryeministri Rama ka reasguar sërish lidhur me situatën e djeshme të krijuar në Parlamentin Europian, ku deputetët e PS-së dhe të PD-së u përplasën mes tyre për çështjen e Taulant Ballës.

Kryeministri ka bërë publik një mesazh, që sipas tij i është dërguar nga një mik europian ku shkruhet mes të tjerave se situata e ndodhur dje ka qenë e paprecedentë.

Eurodeputeti sipas mesazhit që citon Rama ka mbetur pa fjalë nga skena që i ka kaluar para syve, dhe i jep kurajo numrit 1 të qeverisë për të vijuar punën.

Reagimi i Ramës:

Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi! S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së! Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…

Kujtojmë se dje në prani të deputetëve të vendeve të BE-së përfaqësuesit e PS-së dhe të PD-së kanë pasur një përplasje mes tyre, teksa Genc Pollo kërkoi largimin e Ballës nga drejtimi i delegacionit, pasi sipas tyre ai është një person që ështrë implikuar me çështje që kanë të bëjnë me krimin.

Mirëpo pas kësaj përplasje ka pasur dhe një reagim në masë nga ana e deputetëve dhe përfaqësuesve të BE-së të cilët thanë se problemet e brendshme të partive duhet të zgjidhen në parlamentin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër pas kësaj, drejt Brukselit është nisur me urgjencë dhe kreu demokrat Lulzim Basha.