Thellohet skandali në Kuvend.
Mazhoranca deklaroi se ka propozuar një projektligj që do të kalojë me procedurë të përshpejtuar për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje.
Një vendim i tillë vjen shumë afër zgjedhjeve elektorale.
Për më tepër, opozita tha se nuk është informuar aspak për këtë projektligj.
Ajo kërkoi që nisma ligjore t’u vihej në dispozicion.
Por edhe pse Kuvendi u ndërpre 10 minuta, projektligji nuk dukej gjëkundi.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se socialistëve u ka ardhur gjithçka me një SMS.
Ai denoncoi se ‘projektligji po shkruhet tani te salla ku printohen dokumentet’.