Thellohet kriza politike. Shqipëria shkon drejt përplasjes civile

527
Sigal

Kryeministri Rama deklaron nga foltorja e Parlamentit: Opozita do të futet në këtë parlament pas 2021-shit

Jakup B. GJOÇA

Kriza politike në Shqipëri e ka kaluar tashmë kufirin e kuq dhe vendi po shkon matematikisht drejt nj përplasjeje civile. Mazhoranca nuk ka aspak ndërmend që të ulet për bisedime me opozitën, për të gjetur konsensus për zgjidhjen e krizës politike, derisa tashmë parlamenti ka vetëm 100 deputetë dhe jo 140 deputetë, siç e përcakton Kushtetuta. Dhe kur parlamentit i mungojnë 40 deputetë, do të thotë se ky parlament nuk përfaqëson të gjithë elektoratin e Shqipërisë.

Mungon Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vendosë nëse ky parlament me 40 deputetë me pak është legjitim, apo duhet të shpërndahet. Pa Gjykatë Kushtetuese, është prishur edhe balancimi i pushteteve, siç e përcakton Kushtetuta, derisa pushteti ekzekutiv po merr edhe pushtetin gjyqësor, teksa kryeministri Rama deklaroi dje nga parlamenti, se opozita e vërtetë do të mungojë nga ky parlament deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021-it. Jo vetëm kaq, por kryeministri Rama pohoi se edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 do të zhvillohen normalisht, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Mirëpo kryeministri Rama harron se, nëse opozita bojkoton zgjedhjet vendore, do të thotë që elektorati i Djathtë nuk do të marrë pjesë fare në zgjedhje. Kur dihet që në zgjedhjet e deritanishme edhe me opozitën kanë marrë pjesë vetëm 50 % e elektoratit, pa opozitën, pjesëmarrja e elektoratit në votime mund të ulet deri në 25 %. Atëherë , sa vlerë mund të kenë zgjedhjet vendore, nëse në to do të marrin pjesë më pak se 25 % e elektoratit ose vetëm ¼ e votuesve?

Kryeministri Rama i dërgon mesazh opozitës: Para vitit 2021 nuk futeni në parlament

Nga foltorja e parlamentit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme para qershorit të vitit 2021. Sipas kryeministrit Ramës, nëse opozita nuk do të futet në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti, dëmin ia bën vetes së saj. “Nuk do e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ato nuk i duan negociata. Mendojnë se duke bërë këtë që po bëjnë do mund ti pengojnë negociatat. Pjesa dritë shkurtër është thjesht dëshpërim.

Sot dhe në vijimësi do vijojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje është punë e tyre. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre që janë jashtë nuk janë në fletët e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia bëjnë vetes. Zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar. Ideja se këtu do ketë ndonjë zhvillim dhe se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo një kompromis ku do futet mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur pa të tjerë në prehër, është një ide ngushëlluese për të dalë prapë te gardhi të enjten tjetër, por vetëm kaq. Këtu në parlament ata nuk i fut dot më ajo ide para qershorit 2021.”- tha Rama.

Rama: S’ka kompromis, me apo pa opozitën, zgjedhjet vendore do mbahen!

Kryeministri Rama është shprehur se mungesa e PD dhe LSI në zgjedhjet vendore do jetë në dëm të dy partive. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Rama theksoi se zgjedhjet do mbahen edhe pa opozitën, ndërsa shtoi se nuk do bëhet asnjë kompromis. Edi Rama: “Sot dhe në vijimësi do dëgjojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje. Është puna e tyre. E mira e tyre është të hynë në zgjedhje, e keqja e tyre është të mos hyjnë në zgjedhje. Hyjnë apo nuk hyjnë pozita zgjedhjet vendore do mbahen në afatin e caktuar. Do marrim përsipër të qeverisnim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri sot dhe të qeverisim shumë më mirë se ata dhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do vijnë të na votojnë. Ideja se këtu do ketë zhvillim dhe do bëhet përmbysje e rregullave të lojës, apo kompromis kudo futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur e vetme deri në 2021 është ide ngushëlluese për të ridalë tek gardhi të enjten tjetër.

Edi Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Janë Eurokadrinj!

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e parlamentit ka sulmuar edhe mediat ndërkombëtare që pasqyrojnë zhvillimet në vend, duke i quajtur “Eurokadrinj, të cilët janë gati që të japin lajme, që nxijnë realitetin këtu”. Këtë deklaratë ai e dha duke folur për bojatisjen e mureve të ministrisë së Brendshme, nga ana e protestuesve mesditën e djeshme. Më herët kryeministri i vendit që nuk dëgjon dot më asnjë kritikë ka quajtur “Kazan” edhe vetë “Zërin e Amerikës”.