Sindikatat e Arsimit paralajmërojnë për grevë

282

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë u ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar nga ta që ta mbrojnë Ligjin, ku thuhet se njihet greva si veprim demokratik dhe nuk obligohen grevistët që orët ose ditët e humbura në grevë të kompensohen, dhe të mos e cenojnë pavarësinë e gjykatave.

Ky reagim ka ardhur pasi Ministri i Arsimit, ka marrë vendim që orët e humbura gjatë grevës së mësuesve të kompensohen, por sindikata e arsimit nuk e ka pranuar këtë gjë. Në këtë mënyrë është shkatuar një përplasje mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut, ku këta të fundit kanë dorëzuar padi në Gjykatë dhe kanë paralajmëruar grevë në rast se siç thonë ata vazhdohet presioni për kompensim të orëve mësimore.