‘Theksi tek zgjedhje të lira dhe raport pozitiv ndërkombëtar’/ Berisha takon shefin e Misionit të ODHIR

37
Sigal

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Ambasadorin Lamberto Zannier dhe analisten politike Julia Manchin, ku diskutuan për zgjedhjet e ardhshme dhe domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të monitoruar nga afër.

Berisha theksoi se Rama nuk e ka respektuar kurrë Kodin Zgjedhor – madje e ka cilësuar atë si “kinezëri” dhe se ai këtë parim zbaton me fanatizëm. Blerja publike dhe e fshehtë e votës, shteti elektoral, organizatat kriminale elektorale janë instrumentata e tij të paligjshme të kontrollit të vullnetit të qytetarëve.

Në takim u diskutua gjithashtu për përfshirjen e grave në politikë përmes primareve dhe kuotave të garantuara nga kodi Zgjedhor.

Ndërkohë, ODHIR premton vëzhgues afatgjatë ndërkombëtarë dhe shpreson për një raport pozitiv për zgjedhjet.

Në takim morën pjesë nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, zëdhënësja e PD Floriana Garo, Drejtori i Përgjithshëm i Fushatës Ervin Minarolli.