E ftuar në një emision televiziv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar mazhorancën për një tentativë të për blerjen e votës. Ajo tha se po tentohet të blihet vota me paratë e rindërtimit, legalizimet por njëkohësisht kërkojnë fotografimin e votës. Megjithatë ajo tha se komisionerët e opozitës do ta ndalojnë këtë gjë.
Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:
‘Vijmë te rindërtimi i famshëm i këtyre që përveç se i kërcënojnë njerëzit, kanë filluar ti intimidojnë, t’i blejnë dhe ti thonë që ne do ua japim gjysmat e parave tani dhe gjysmat pas 25 prillit kur të na fotografoni votën. Por kamerat dhe stemat që kanë sjellë me kamera për të fotografuar votën nuk kanë për t’u lejuar. Pasi nuk arritën dot që të bllokonin nëpërmjet kartave të identitetit, që të linin qytetarët pa votuar, tashmë kanë shpërthyer si një ujëvarë emocionesh dhe dashurie për qytetarët, për blerjen e votës, nëpërmjet legalizimeve, shumave të parave, punësimeve, intimidimit etj. dhe nëpërmjet edhe drekave e darkave të ngushta me grupe të caktuara kriminale. Kjo është çështje e policisë së shtetit. Do ta informoj dhe policinë, do ti bëj një letër drejtorit të përgjithshëm të policisë për të gjitha veprimet me grupe kriminale në grupe të caktuara, në orare të caktuara, me filmime’.