Kuvend, miratohet me 93 vota pro ngritja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi

477
Kuvendi miratoi sot me 93 vota krijimin e komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi. Vendimi jetëson marrëveshjen e arritur tre ditë më parë mes maxhorances dhe opozites, ku kjo e fundit vendosi të thyeje bojkotin dhe t’i bashkohet reformës në drejtësi, falë dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.
Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve, komisioni do të ketë paritet në përbërjen e tij, ku pesë anëtarë i takojnë maxhorancës: Fatmir Xhafaj (Kryetar) dhe anëtarë, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Spartak Braho dhe Vexhi Muçmata, ndërsa pesë anëtarë i takojnë opozitës:Eduard Halimi (nënkryetar), Arben Ristani, Genc Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Fatmir Mediu, anetare.
Sigal