Tensionohet procesi i numërimit në KZAZ 33, partitë akuzojnë njëra-tjetrën

459
Sigal

KRONIKЁ POLITIKE/ Ikin dritat, kapet makina e CEZ-it, kapen 50 fletë të palosuar në kutinë e votimit dhe kërcënohet Kreshnik Spahiu

Disa incidente kanë prishur dje qetësinë zgjedhore, duke u bërë shkak për agresivitetin e dy partive kryesore kundër njëra tjetrës. Kështu, ndërprerj ae dritave në Tiranë, njediset e shkollës Bajarm Curri ka hapur debate të shumta midis dy palëve kryesore, ndërkohë që të cilat kanë tretura akuza ndaj njëra tjetrës, Po kështu në KZAZ numër 89 me qendër në Ksamil, është shënuar një incident, me tentativë për manipulim vote. Ndërsa në kutinë e votimit  4709 që i përket fshatit Livadhja janë gjetur 50 fletë ët palosuar që i përkisnin PBDNJ-së, së Vangjel Dules. Gjithashtu, dje Kreshnik Spahiu është kërcënuar nga disa individë, pas intervistës televizive, ku foli për mundësinë e manipulimit të votave. Këtu, do të përmendim edhe rastin e rëndë, ku një person i ndaluar është arratisur mëngjesin e djeshëm nga komisariati i Krujës. Kjo nuk ka lidhje me procesin e votimit, por sipas informacioneve mësohet se në rajonin  epolicisë, i ndaluari Florenc Shota i ka shpëtuar bluve duke u larguar nga komisariati. Njëri prej policëve e ka pikasur dhe ka qëlluar në ajër, në përpjekje për ta ndaluar të arratisurin, por është vetëplagosur aksidentalisht

Ngjarja në minibashkinë nr. 4

Pasditen e djeshme procesi i numërimit të votave është ndërprerë në KZAZ 33 në Njësinë Bashkiake 4 në kryeqytet, që ndodhet në ambientet e shkollës “Bajram Curri”. Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e KZAZ-së në Njësinë Bashkiake 4, në Tiranë, menjëherë pasi aty u ndërpre energjia elektrike. Siç pretendon kandidati për deputet i PS në këtë zonë, Sadri Abazi, “7 persona civilë kanë hyrë me pretendimin se ishin të CEZ, por kanë dashur të largojnë materiale zgjedhore”. Komisionerët nuk kanë pranuar të nxjerrin jashtë kutitë dhe që nga ai moment ka shpërthyer një situatë e tensionuar. Policia është në këto momente në vendngjarje. Për këtë deputeti, Fatmir Xhafaj u shpreh se: “Ka persona të inkriminuar në zonë ai tha gjithashtu, se:  “kjo nuk është një ngjarje e shkëputur që ka ndodhur gjatë kësaj fushate zgjedhore”. Sipas Xhafajt, gjatë gjithë këtyre ditëve në këtë zonë ka patur tensione për shkak të pranisë së personave të inkriminuar deri edhe me armë. “Duke pasur lidhjen e strukturës së policisë, jo të gjithë policisë, por të segmenteve nëpër këtë zonë ata vijojnë të jenë të pranishëm”, tha Xhafaj duke sqaruar se, “edhe për shkak se persona të tillë të inkriminuar kanë qenë të shoqëruar nga drejtues të policisë së Tiranës dhe të Republikës”.

Arben Qirjako: PS shpif me qëllim deformimin e procesit

Por lidhur me incidentin e denoncuar nga Partia Socialiste dhe kandidatët për deputetë të saj, se në KZAZ 33, disa persona kanë tentuar të hyjnë në ambientet e numërimit të votave, ka reaguar kandidati demokrat në këtë njësi Arben Qirjako. Lidhur me incidentin e ndodhur në njësinë bashkiake nr.4, Qirjako u shpreh se në këtë KZAZ votat janë në favor të demokratëve dhe se çdo akuzë e socialistëve është një trillim për të krijuar tension.

Policia e pranon incidentin

Lidhur me incidentin e ndodhur në KZAZ Nr. 33 në Shkollën “Bajram Curri” në Tiranë, përgjatë momenteve të ndërprerjes së numërimit rreth orës 14:00’, tek punonjësit e policisë të planizuar me shërbim në këtë KZAZ, janë afruar dy shtetas me pretendimin se janë përfaqësues së Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ndodhen aty për inspektim. Sipas njoftimit zyrtar të strukturave të policisë thuhet se: “Nga punonjësit e policisë në asnjë moment nuk është lejuar hyrja e këtyre personave brenda në ambientet e KZAZ -33, por nga punonjësit e policisë u është kërkuar largimi i tyre, pasi KZAZ është në orarin e pushimit dhe është ndërprerë për disa orë numërimi. Theksojmë, se të gjitha strukturat e policisë së Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për ruajtjen e materialeve të votimit”.

Sarandë, kapem 50 flete të palosura në kuti

 Ndërkohë që ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në KZAZ numër 88 deri në orën 15:00, në qendrën tjetër të numërimit KZAZ, në Sarandë, me numër 89 me qendër në Ksamil, është shënuar incidenti i radhës.  Në fakt gjatë ditës së pardjeshme është bllokuar nga KQZ-ja procesi i votimit në qendrën e votimit të fshatit Kalcat të Komunës së Livadhjasë, (komunë e minoritetit). Shkak ka qenë se kryekomunari i Livadhjasë që nuk ka respektuar vendimin e KQZ për vendosjen e materialeve zgjedhore, por i ka vendosur në ambiente të tjera, me arsyetimin se është ai kryetar komune dhe e di ai. Përsëri ditën e djeshme, përveçse procesi i numërimit në këtë KZAZ (numër 89) ka nisur afër mesditës dhe procesi i numërimit ecën me ngadalësi, është konstatuar se në kutinë e votimit  4709 që i përket fshatit Livadhja të komunës me të njëjtin emër, janë gjetur rreth 50 fletë votimi të palosura bashkërisht dhe që i përkisnin PBDNJ-së së Vangjel Dules dhe në kutinë e votimit të fshatit Vagalat vetëm 1 Km larg Livadhjasë dhe pjesë e kësaj komune janë gjetur defekte teknike të materialeve dhe sigurisë së kutisë sipas parashikimit ligjor. Menjëherë pas këtij konstatimi është bllokuar procesi i numërimit dhe fletët do të konsiderohen të pavfeshme. Në këtë situatë kanë mbërritur pranë KZAZ 89 në Ksamil kandidatët për deputet Arben Ristani i PD-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Koço Kokëdhima e Luaiza Xhuvani të PS-së. Pas negociatave procesi i numërimit ka rinisur, por me dy kutitë të klasifikuara të pavlefshme me materialet zgjedhore. Vangjel Dule, kandidat i parë i PBDNJ-së në Qarkun e Vlorës dhe kryetar i PBDNJ-së, e ka quajtur si përpjekje për të larguar PBDNJ-në nga Parlamenti, ndonëse ka pranuar se kutitë janë cënuar, por jo nga PBDNJ-ja, por nga njerëz me qëllime dashakeqëse ndaj kësaj force politike, pasi dihet se këto dy fshatra, Livadhja dhe Vagalat, mbajnë peshën kryesore të elektoratit të PBDNJ-së me mbi 60% të elektoratit të saj. Dule ka vijuar duke thënë se: “Janë përpjekje për të prishur procesin zgjedhor dhe për më e besueshmja se kemi me një fenomen të çuditshëm politik, pasi dihet që këtë komunë prej 22 vitesh e drejton PBDNJ-ja dhe këtu dalin sheshit përpjekjet për të kufizuar ose përjashtuar mandatet e PBDNJ-së. Në këtë zonë janë rreth 4-5 mijë votues të partisë sonë – ka vijuar Dule –  dhe ligji, partinë tonë e përjashton nga procesi i numërimit”. Në këtë mënyrë, edhe nga kontestimi që Dule bën në procesin e votimit të Himarës, PBDNJ-ja rrezikon seriozisht marrjen e mandatit në Qarkun e Vlorës, pasi jo vetëm këtyre rasteve, por mos të harrojmë edhe forcën tjetër minoritare në këtë qark MEGA, e cila ka mbështetje të fuqishme tek minoriteti etnik grek./ Agron Mema

 Krujë, arratiset i ndaluari, polici vetëplagoset në tentativë për ta ndaluar

Një person i ndaluar është arratisur mëngjesin e djeshëm nga komisariati i Krujës. Mësohet se Florenc Shota i ka shpëtuar policisë duke u larguar nga komisariati. Njëri prej policëve e ka pikasur dhe ka qëlluar në ajër, në përpjekje për ta ndaluar të arratisurin, por është vetëplagosur aksidentalisht. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se efektivi i policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është rrëzuar teksa ndiqte të arratisurin dhe është plagosur me armën e tij. Polici është dërguar menjëherë në spital, prej, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e të arratisurit Florenc Shota.