Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Begaj: Dhu.na e serbëve ndaj KFOR e pajustifikueshme, nevojitet çtensionim i situatës

89
Sigal

Presidenti Bajram Begaj komenton zhvillimet në veri të Kosovës. Begaj tha se dhuna e serbëve ndaj forcave të KFOR është e pajustifikueshme. Ai tha se është e nevojshme të ketë një çtensionim të situatës.

Ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt, nuk i bëjnë mirë asnjërit. Pengojnë proceset integruese të rajonit në BE. Për në misioni i NATO në Kosovë është një histori suksesi prej 20 vitesh. Ky mision e ka kryer detyrën e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës, dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjë nga palët për moszbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe anekseve në Ohër. Në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për të arritur atë marrëveshje.

Zoti President më 14 maj Shqipëria mbajti zgjedhjet lokale, në leximin tuaj, në gjykimin tuaj, a i përmbushi ky proces standardet për të cilat ju keni bërë apel edhe para zgjedhjeve?

Në fakt kam ndjekur me vëmendje të madhe të gjitha momentet të cilat ishin të lidhura me procesin zgjedhor, sepse mendoj janë zgjedhje të cilat tregojnë maturinë e sistemit tonë demokratik dhe një sfidë për proceset integruese të vendit tonë.
Kam inkurajuar Kuvendin dhe aktorët e tjerë politikë që të arrijnë një dakordësi në lidhje me reformën zgjedhore, ku mbi të gjitha është zgjidhja e problemit të votimit të diasporës. Kuptohet që është shumë i rëndësishëm gjetja e mirëkuptimit midis të dy palëve për të arritur të bëhet një reformë zgjedhore me standarde.
Me të njëjtën përgjegjësi kam ndjekur proceset parazgjedhore gjatë procesit të zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Sot institucionet të cilat merren me zgjedhjet janë akoma në proces vlerësimi. Ka disa subjekte të interesuara, të cilët kanë çuar ankimimet për shkak të ligjshmërisë në zona të caktuara të zgjedhjeve dhe mendoj që duhet të presim Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve, KAS-in, Kolegjin Zgjedhor që të arrijnë të bëjnë vlerësimin e tyrë përfundimtar dhe të këmi një vlerësim për rezultatin dhe për procesin zgjedhor.

Në mesin e debateve postzgjedhje, po themi Kuvendi i Shqipërisë gjeti dakordësinë për të miratuar rritjen e pagave për institucionet kushtetuese, por edhe për politikën e qeveritarët, gjithashtu që në atë seancë u njoftua që do të kishte një dakordësi tuajën për ta dekretuar sa më shpejtë rritjen e pagave dhe kjo gjë ndodhi në fakt. Keni ju një koment zoti President për reformën e re të pagave?

Presidenti Bajram Begaj: Faleminderit për pyetjen, por nuk shkon me frymën e kësaj konference së bashku me Presidenten hungareze, gjithsesi unë do përgjigjem. Presidenti në fakt zbaton Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Dua të sqaroj që nuk ishte një vendim i deputetëve. Ky ishte një ligj i miratuar në Parlamentin e Shqipërisë, një ligj i cili u votua në fakt me shumicë dhe me konsensus. Ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave në Republikën e Shqipërisë, në administratën e lartë publike, si dhe për të rregulluar pagat e magjistratëve. Ju përmendët që u lexua dakordësia e Presidentit për ligjin. Në fakt ligji studiohet, vlerësohet nga deputetët. Presidenti ka dhënë sipas Kushtetuës pëlqimin paraprak që ky ligj të hyj në fuqi menjëherë pas dekretimit, por kurrsesi nuk kam dhënë pëlqimin paraprak për përmbajtjen e ligjit, domethënë Presidenti ka marrë kohën e vetë për të vlerësuar ligjin mbasi erdhi dhe nuk është e saktë që unë e kam dekretuar në të njëjtën ditë që deputetët kanë votuar në Parlament, por kam marrë ditët që më ka dhënë Kushtetuta për ta vlerësuar si duhet ligjin, nga ekspertët e ekonomisë dhe si çdo ligj tjetër i bazuar në Kushtetutë Presidenti vendos dekretimin e tij. Por kurrsesi nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, është dhënë dakordësia apo miratimi paraprak për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit. Faleminderit!