Struktura që tremb politikën, çfarë po diskutohet në mbledhjen e sotme të SPAK-ut

537
Sigal

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku është hapur gara për krijimin e SPAK, ose prokuroria Speciale Anti-korrupsion.

Në mbledhjen e sotme janë 4 pika në rend dite, përfshirë këtu edhe kërkesën e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda, pas shkarkimit të paligjshëm që iu bë nga kryeprokurorja Arta Marku.

Në rendin e ditës është edhe projektvendimi për kontrollin e figurës për prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK. Sot pritet që t’i hapet rrugë emërimit të 6 magjistratëve të cilët prej 4 muaj kanë mbetur pa punë dhe pa pagesë pasi nuk u emëruan.

Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.