Tenderi i Respiratorëve/ Mjeku i njohur: Si gënjehu ministrja! Duhej te vinin 20, por erdhën vetëm 5

427
Sigal

Akuza të forta  mbërrijnë  nga mjeku i njohur Petrit Vargu lidhur me tenderin e respiratorëve.Përmes një postimi në Facebook, mjeku shprehet se, në bazë zë kontratës sot duhej të vinin 20 respiratorë, por erdhën vetëm 5.Por Vargu ka rezerva edhe sa i përket firmës përzgjedhëse:”Duhet të theksojmë që kjo firmë me prodhime kineze ishte më e shtrenjtë se firma e madhe amerikane Respironix”.

Postimi i plotë i Petrit Vargut:SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE

Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium. Pa thene numrin sesa respiratore erdhe. Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore, por erdhen vetem 5. Dhe firma duhet te marre penalitete te renda pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope.

Megjithate ministrja kete e quan sukses. Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix.

Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetin Shenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient. Cuditerisht, firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe.Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.

Hije dyshimi me tenderin 1. 5 miliard leke per blerjen e aparaturave te reanimacionit per coronavirusin.

Ja paralajmërimi i bërë 1 javë më  parë në gazetën “Telegraf”

Ne tenderin e respiratoreve verehen
1) Ne kundershtim me ligjin qe per aparatura mjekesore nuk ka pikezim ,keto kane vendosur pikezim kundra ligjit
2) Megjithse ka vetem nje te intubuar i kerkojne shume shpejt, nderkohe qe mund te fusin neperdorim respiratoret ekzistues ne rast nevoje
3) Kompanite me te medha Siemens, Philips, GE, kane cmimet me te uleta por nuk fitojne dot prej kohes se levrimit ,qe eshte reale per kompani serioze si keto.
4) Verehet pjesemarrja me kohe levrimi te ulet ,e kompanive qe nuk kane asnje eksperience ne kete fushe, duke krijuar dyshime tek konkuruesit e tjere pasi sipas tyre nuk kane asnje inxhinier te trajnuar si : Kompania e laboratoreve Swismed apo firma TBS, me pronar nje ish shok pune me E.Jotin,Drejtor i QSUT-se. Kompania TBS eshte deklaruar nga komisioni sikur ka dhene nje prodhim gjerman, por qe ne fakt eshte nje prodhim kinez i tregetuar nga nje firme gjermane. Gjithsesi keto fakte duhen provuar , pasi te shihet kontrata dhe te ndiqet ecuria e ketyre kontratave dhe lidhjet me furnizuesit dhe prodhuesit. Kur jane prodhuar, ku jane prodhuar, jane te reja ,apo te perdorura. Njera prej kompanive te siperpermendurab po projektohet si firme fituese, pasi mund te jete lajmeruar me shpejt se te tjerat dhe mund te kete mallin stok.
5) Megjithese ne prokurimin publik shqiptar dhe ne dokumenta nuk thuhet qe lejohet levrimi me kohe te ndryshme.
6) Deri tani nuk njihen personat e njesise se prokurimit qe merren me specifikimet teknike.
7) Nuk eshte vene ne tender ,penaliteti per firmat qe genjejne ne levrim, por ky penalitet eshte lene ne dore te ministrise se shendetesise.
😎 Çuditemi nga pjesemarrja e firmes TBS ne tender, pasi nuk ka marre pjese ne tenderat e shendetesise shqiptare prej 30 vjetesh ?!
Duke pare situaten e rende , vlersojme gatishmerine e shtetit per te mos kursyer per shendetin e qytetarve, por kjo nuk u jep te drejten komisionerve te tenderave qe ti blejne me dyfishin e cmimit, duke perfituar nga mirbesimi qe qeveria po i kerkon me emergjenc.