Tenderi i çuditshëm i Majkos, porosit 2 mijë lojëra “Mos u nxeh” me vlerë 7 milion lekë, do shpërndahen në 4 qytete

365
Sigal

Ministria e Diasporës, drejtuar nga Pandeli Majko hap një nga tenderat më të çuditshëm në 30 vitet e fundit.

Kjo ministri ka porositur printimin e plot 2,000 lojërave “Mos u nxeh”, së bashku me kopsat dhe zaret. Por paradoksi është se asnjë prej lojërave nuk do të shpërndahet te shqiptarët e diasporës. Ato janë porositur për 4 qytete të Shqipërisë që do të përfitojnë secila nga 500 lojëra të tilla, përkatësisht Tirana, Korça, Shkodra dhe Gjirokastra.

Qendra e Botimeve për Diasporën ka shpallur “Ftesën për ofertë”, me objekt “Shumëfishimin e lojës “Mos u nxeh” për 4 qytete,  me  nga 500 kopje për çdo qytet”.

Por është e paqartë se për se ka lindur nevoja e këtij tenderi në kohë pandemie dhe kujt do t’i shpërndahen këto lojëra.

Ky tender ka dhe disa specifikime si më poshtë:

1.Tabaku i lojës “Mos u nxeh”, formati 60 x 60 cm, letër 130 gr, 1 ane printim, plastifikim mat nga të 2 anët, dy palosje;

2.”Dosja”, formati 31.5 cm x 31.5 cm, shtyp nga 1 anë, letër superfine 300 gr, me prerje dhe ngjitje;

3.Skajet e dosjes të jenë të rrumbullakosura;

4.Etiketa sticker rrethore me mbishkrimin “Mos u Nxeh”, me sfond të bardhë. Diametër 5 cm. Materiali i sticker-it duhet të jetë rezistent ndaj ujit.

5.Qese farmacie me dimension 10.5 cm x 6 cm

6.Zar loje 1x1x1cm

7.4 kopsa te ngjyrave te ndryshme, diametër 1.5cm.

hfgthjfjfgj.jpg

dfhfghfghfgh.jpg

fgdfgdfgdfg.jpg