Tedi Blushi: Ligjin për më të dobëtit, maliqin për oligarkët!

108
Sigal

Nga Tedi Blushi

Ligjin për më të dobëtit, maliqin për oligarkët!

Në të njëjtën kohë që kujdeset personalisht për të ligjëruar katet pa leje të kullave në zemër të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vazhdon të tregojë pa mëshirë forcën e ndëshkueshmërisë ndaj më të dobtëve në fshatrat e Shqipërisë.

Pas të moshuarës 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, që u shoqërua me forcë në polici dhe sot endet gjykatave për një kotec pa leje, sot një tjetër rast revoltues vjen nga Kryekuq i Divjakës ku një çift të moshuarish janë gjobitur me 22.4 milionë lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Ky është standardi i dyfishtë i Edi Ramës që sheh kotece e mure në fshatra dhe mbyll sytë për katet “ekstra” në Tiranë. #KRIM