“Të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, Shembet Teatri Kombëtar, Mehdi Malkaj shprehet në lot: Këta janë hiena, është një shtet karagjoz

369
Sigal

Me lotët që i rridhnin në faqe, aktori i njohur Mehdi Malkaj ndihej i pafuqishëm, kur shikonte se atje tej, përtej syve të tij, po shkatërrohet një histori, ajo e Teatrit Kombëtar ku vetë ai u ngjit në skenë për shumë vite me radhë.

“Këta janë hiena, është një shtet karagjoz. Këta janë të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit. Iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.

Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mi, që kanë qendruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë shklyer, nuk e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë’, u shpreh aktori i madh.