Të dielën, hapet qarkullimi në aksin Thumanë – Kashar, Balluku inspekton punimet e fundit

31
Sigal

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në inspektimin para hapjes për qarkullimin e automjeteve, u shpreh se gjithçka është gati të dielën.

“Segmenti do të dorëzohet të dielën, në orën 19:00. Këtu jemi në pikën fundore, jemi në nyjën e Kasharit. Aktualisht po bëhen vijëzimet, detajet e fundit. Nyja është totalisht e përfunduar”.