Të dhënat e qytetarëve në duart e hacker-ave, shteti ‘kapitullon‘ përpara tyre

312
Sigal

Bashkë me të dhënat sipas një video në faqet onli-ne jashtë Shqipërisë tregohet se si po zhduken edhe pronat e hipotekës të hedhura në mënyrë elektronike.

Edhe pse në portalin e-Albania u rikthyen disa shërbime, hakerat i kanë publikuar të dhënat në një faqe të re në internet, homelandjustice.ru, e cila e ka nisur aktivitetin më 22 korrik. Të dhënat e publikuara aty i përkasin institucioneve të shtetit, ndërsa në mesazhet drejtuar shqiptarëve, shkruhet se nuk duan të cënojnë interesat e popullit, por qeverinë dhe politikanët e korruptuar. Teksa kryeministri Rama deklaroi se të dhënat e shqiptarëve janë të sigurta, hakerat që sulmuan aplikacionin e-Albania kanë marrë një pjesë të mirë të të dhënave, që i kanë publikuar në një faqe të re në internet. Pas sulmit 1 javor, faqet e institucioneve dhe disa prej shërbimeve janë rikthyer, por të dhënat janë publikuar në faqen me domenin: homelandjustice.ru, e cila e ka nisur aktivitetin më 22 korrik. Aty janë publikuar të dhëna, që mendohet se i përkasin institucioneve të shtetit, si dhe disa mesazhe drejtuar shqiptarëve, ku shkruhet se nuk duan të cënojnë interesat e popullit. Por Shqipëria ka qeveri dhe politikanë të korruptuar, prandaj edhe ndërmorën sulmin, duke paralizuar funksionimin e shtetit. “Ne, grupi Homeland Justice, nuk donim dhe nuk duam të dëmtojmë interesat e popullit shqiptar. Por kur bëhet fjalë për qeverinë dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë, kjo është një histori tjetër”,- thuhet në mesazhin e lënë prej tyre në e-albania. Hacker-at kanë lënë edhe mesazhe të tjera në faqet e sulmuara prej tyre, kryesisht kundër muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit. Kërcënimet përmes sulmeve kibernetike dhe alarmit të ngritur nga qeveria amerikane se po rrezikohej Samiti Botëror ‘Irani i Lirë’, i planifikuar për në datat 23-24 korrik 2022, bënë që liderët e opozitës iraniane të marrin vendimin për ta shtyrë atë për një moment tjetër. Por çuditërisht, në tentativë për të fshehur të vërtetën ndaj shqiptarëve, faqja në fjalë nuk mund të hapet në Shqipëri, pasi AKSHI dhe AKEP me urdhër të Edi Ramës kanë vendosur bllokimin e saj, duke censuruar informacionet dhe duke tentuar të fshihet e vërtetat tronditëse, atë të vjedhjes së të dhënave të shqiptarëve. Në kategorinë e quajtur Tweet, hakerat shkruajnë se kanë kryer Sulme Kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin ndaj qeverisë shqiptare, dhe se terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Hacker-at kanë lënë mesazhe të tjera në faqet e sulmuara prej tyre, kryesisht kundër muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit, dhe konferencës që ishte parashikuar të zhvillohej aty, por u shty për shkak të këtyre ngjarjeve. Për të treguar seriozitetin e sulmit të tyre dhe faktin që kanë hyrë dhe kanë patur mundësinë të manipulojnë dokumentet e shtetit shqiptar, t’i kopjojnë, ndryshojnë apo fshijnë, ata kanë postuar një video. Një dokument i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për një mision të veçantë në Turqi për dronët e famshëm bajraktar, është publikuar në faqe. Po ashtu, një dokument i drejtueses se AKSH-it. Vijojnë më tej dokumentet nga institucione si IKMT. Një shkresë zyrtare e ministres së Financave tregon se hakerat kanë hyrë thellë edhe në serverat e financave. Këto letra zyrtare të siguruara nga hakerat ngrenë dyshime se sa thellë kanë hyrë ata në arkivat sekrete, me të dhëna sensitive dhe çfarë kanë bërë me to. Në dorën e hacker-ave kanë rënë të dhëna sensitive të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore. Ata kanë publikuar në faqen homelandjustice.ru  shkresa, dokumente, informacione dhe emaile mes institucioneve të shtetit shqiptar, duke krijuar kategoritë përkatëse. Por ata kanë përcjellë në mesazhin e lënë në e-Albania, objektivi i tyre nuk ishin qytetarët e thjeshtë të vendit, por qeveria dhe politikanët e korruptuar. Portalet e sulmuara: e-Albania Ministritë: Ministria e Financave; Ministria e Brendshme; Ministria e Jashtme; Ministria e Infrastrukturës; Ministria e Bujqësisë Të tjera: KQZ, FSHZH, Ata.gov.al, IKMT e KPA. Edhe pse qeveria nuk ka pranuar zyrtarisht që nga sulmi kibernetik janë marrë mijëra dokumente shtetërore dhe të dhëna sensitive, pas publikimit të tyre AKSHI i kërkoi me urgjencë AKEP-it, mbylljen e aksesimit të këtij portali nga brenda territorit shqiptar.