Të dashur socialist!/Thirrja e Lefter Maliqit: Bojkotoni Romeo mesjetarin që sheh ëndrra me Mbret, Kalorës, Skënderbe, Sulltan e Perandor …

447
Sigal

Nga Lefter Maliqi:

Thirrje. Te dashur socialist te ndershem,demokrat dhe Shqiptar. Dt.30 Qershor do jete fundi i ëndrrës se Rilindjes së krimit,korrupsionit e bandave per ta kthyer vendin drejt istalimit të diktatures, dhe 1 Korriku dita e bardhe e vazhdimit te demokracise dhe endrres suaj Europiane. Bojkotoni votimet sepse nuk janë zgjedhje pluraliste ,demokratike dhe gjithëperfshirese,por votime te hapura si ne sistemin komunist ku votohej hapur pa kandidat rival. 30 Qershori eshte dite e perpjekjeve te fundit te Rilindjes se krimit per emerimin e kryebashkiakeve pa rival dhe jo zgjedhjesh,dite instalimi diktature dhe jo demokracie,dite shantazhi ndaj administrates per votim te hapur,dite konflikti qe po e çon qellimisht Romeo mesjetari qe sheh endrra me Mbret,Kalores,Skenderbe,Sulltan e Perandor. Bojkotoheni dt.30,shpalleni dite paqe mes shqiptareve,shkoni ne plazh,ne mal,vizita tek njeri tjetri te majte e te djathte,shmangni konfiltet me bojkot total,jepini mesim politikes,duajeni vendin tuaj,te ardhmen e femijeve,sigurin,paqen,demokracine,vellazerin, bashkimin dhe jo percarjen,mirekuptimin dhe jo konfliktin,jeten dhe jo perplasjen,bashkejetesen dhe jo lufte klasash apo ndasi politike. Jemi vend qe njohim bashkjetesen fetare ,jepeni kete shembull dhe me dt 30,shijoni rrezet e diellit ne buze detit dhe ne natyre,larg qendrave te votimit problematike pa te ardhme. Lëreni Rilindjen dhe kaloresin deshtak ne vetminë e tyre,bashke me bandat dhe oligarket,ju skeni lidhje me ta.Zoti bekofte socialistet,demokratet dhe shqiptaret duke qene me te bashkuar se kurre me pare si vëllezer te nje gjaku,politika sduhet tju ndaj por tju bashkoj drejt idealeve dhe endrres Europiane.