I shoqëruar nga Ardi Veliu, dalin detaje të reja nga vetëdorzimi i Klement Balilit

539
Sigal

I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte. Balili u vetëdorzua në orën 08:45 në policinë e Sarandës. Bëhet e ditur se vetëdorzimi i tij është bërë në prani të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Klement Balili ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigels Balili. Klement Balili u transferua në Tiranë me një eskortë policie i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ndërkohë që aktualisht ndodhet në komisariatin nr. 6 në Tiranë.