Superskandali i “DH Albania” mbyllet vetëm me 6 muaj burg

275
Sigal

Superskandali 40 milionë euro me “DH Albania” në Unazën e Re

 Gjjithçka mbyllet me dënim 6 muaj burg

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për aferën e dyshuar korruptive në tenderin e Unazës së Re, të fituar nga kompania “DH Albania”, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman,  me vlerë më shumë se  2.2 miliardë lekë, përfunduan vetëm me dënimin me 6 muaj burgim për “falsifikim të dokumenteve” të 28 -vjeçarit  Avdjol Dobi, i cili rezulton si administrator i kompanisë. Më 27 maj 2020, gjyqtari Albert Meça,  vendosi pranimin e kërkesës së prokurorit  Gjergji Tako, për dënimin e Avdjol Dobit me 9- muaj burgim dhe në aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimin përfundimtar me 6 -muaj heqje lirie. Dobi u gjykua në mungesë,  për shkak se policia ka dështuar  ta arrestojë atë. Më herët, me një vendim të 24 janarit 2020, gjyqtari Ardian Kalia, ka pranuar kërkesën e prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për pushimin e hetimeve të nisura për veprimtarinë e njësive përkatëse të Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH-së dhe OST-së,  gjatë procedurave  të prokurimit për këtë kompani, pasi kishte dyshime për shpërdorim  të detyrës nga ana e tyre. Kompania e Dobit, e cila u krijua me dokumente të falsifikuara në SHBA, fitoi njëri pas tjetrit dy tenderw publikë me vlerë rreth 28 milionë euro. Pas eskpozimit në medie se dokumentet e regjistrimit të kompanisë në SHBA,  ishin falsifikuar, autoritet shtetërore pretenduan padijeni, ndërsa anuluan kontratat me kompaninë.