Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Fllad i Heshtjes…”

727
Sigal

Ndoshta ti një ditë s’do druhesh,

përtej detesh dëshirë të kalosh…

Në kripën e ujit, me etjen do shuhesh,

si flad i heshtur, ndjek valën të shkosh…

 

Ashtu si vetë deti, kur bëhet trazuar,

dhe dallga nis tret diellin me rrëmbim;

Një copëz e shpirtit qëndron shkumëzuar,

mbi faqen e erës, që sjell perëndim…

 

Kur muzgu i errët fillon të trokasë,

në kraharorin tënd të gjejë strehim;

Me yjet ndriçuar, qiellit do bërtasë,

tej hënës së plotë të gjejë shpëtim…

 

Ndoshta një dite ti vetëm do vish,

të shohësh prapë si dielli rilind…

Pas hijes, rrezatimi qëndron sërish;

as heshtja e flladit me ty s’të bind!