“Sulmi ndaj anëtarit të LSI në Poliçan”, Presidenti Ilir Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave

236
Sigal

Pas ngjarjes së rëndë ka që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Poliçan, ku është dhunuar një anëtar i LSI Poliçan, Luan Tare Pitikoja, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare. Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.”,- shkruan Kreu i Shtetit në reagimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta: 

Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.
Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.
I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.
I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.
Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!