Suedia mori konfirmimin e fundit për t’u anëtarësuar në NATO, Presidenti Begaj i uron mirëseardhjen: Aleanca është më e bashkuar!

20
Sigal

Presidenti i Republikës Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetin social “X” k reaguar pas ratifikimit të kërkesës së Suedisë për anëtarësimin në NATO nga Parlamenti hungarez.

Begaj i uroi mirëseardhjen Suedisë, si vendi i 32-të që i bashkohet aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Ai shkroi se tani kjo aleancë është edhe më e bashkuar teksa forcon më tej vlerat e saj.