Spastrimet në qeveri, opozita paralajmëron shkarkimin e Olta Xhaçkës

176
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetaj nga posti i zv.kryeministrit ditën e djeshme. Shehaj thotë se Ahmetaj së bashku me Ramën kanë përdorur pushtetin për t’u pasurur. Sipas tij, ai ka rol në aferën e inceneratorëve dhe është pasuruar me Ramën në kurriz të shqiptarëve.“Sigurisht që Ahmetaj ka rol në aferën e inceneratorëve. Ahmetaj së bashku me Ramën kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar në kurriz të shqiptarëve. Rama e ka shkarkuar Ahmetajn, sepse nuk i duhet më.”,- tha deputeti. Ndërsa në lidhje me akuzat për ministren Olta Xhaçka, Shehaj tha se ai ka bërë publike faktet. Shehaj thotë se Xhaçkës do t’i hiqet mandati nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas tij ajo ka shkelur ligjin. “Unë nuk i kam akuzuar, unë thjesht kam bërë publike faktet. Kam treguar me fakte se si Xhaçka, ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar dhe duke shkelur ligjin. Në rastin e Xhaçkës, ajo ka përdorur fillimisht bashkëshortin dhe më pas kunatën për t’u bërë investitore strategjike dhe për të përfituar lehtësirat që parashikon ligji për investimet strategjike. Ajo ka shkelur Kushtetutën pasi thuhet qartë se asnjë nga deputetët, nuk mund të përfitojë pasuri publike, ose ndryshe do humbasë mandatin. Xhaçka është shpallur invetitore strategjike, gjë e cila bën që të ketë përfitime nga buxheti i shtetit. Është pothuajse e sigurt që Gjykata Kushtetuese t’i heqë mandatin Xhaçkës, sepse është e qartë përfitimi që ka marrë. Deputeti duhet të sillej si deputet. Xhaçka nuk ka bërë një gjë të tillë, ka parë interesin e saj. Kryeministri duhet ta shkarkonte, por ai vetë e ka mbështetur bashkëshortin e Xhaçkës.”,- deklaroi Shehaj.