Abuzimet/ Fermerët çojnë në prokurori kreun e Bashkisë Vau i Dejës

132
Sigal

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës kreun e bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani si dhe një punonjëse, pasi dyshojnë se kanë abuzuar me subvencionet në bujqësi. Sipas fermerëve të Vaut të Dejës, kreu i bashkisë Mark Babani së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë abuzuar me subvencionet e fermerëve, duke favorizuar persona, të cilët nuk kanë lidhje me bujqësinë. Ndërkohë, fermerët akuzuan Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural se nuk ka publikuar listat me emrat e fermerëve, që kanë përfituar subvencione në bujqësi. Fermerët kanë dyshime se janë favorizuar militantë të Partisë Socialiste apo dhe punonjës të administratës, të cilët dyshohet se kanë përfituar fonde nga AZHBR, pa pasur toka.