SPAK, merr në pyetje për 1 orë Ëngjëll Agaçin

145
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i KM, është thirrur nga SPAK, si personi kyç për VKM e inceneratorëve dhe disa çështje të tjera që kanë lidhje me PPP. Pas apelit të SHBA-së që prokurorët dhe gjyqtarët të të hetojnë skandalet, pritet edhe urdhër-pezullimi administrativ deri në përfundim të hetimeve

Burime për gazetën Telegraf deklarojnë se SPAK ka gati urdhrin për t’i kërkuar Kryeministrit pezullimin nga çdo funksion administrativ të Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë deri në përfundim të hetimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Lajmi është bërë i ditur nga mediat të cilat shkruajnë se Agaçi qëndroi në SPAK për rreth një orë. Ndërsa burime për Telegraf deklarojnë se numri 2 i Qeverisë mund të jetë pyetur për çështjen e inceneratorëve. Një nga çështjet më të nxehta që ka lënë pas hekurave një ish- ministër dhe në masë arresti një ish-deputet. Agaçi është pyetur si person kyç që ka informacion në lidhje me procedurat e kryera për lidhjen e kontratave për inceneratorët. Burime për gazetën Telegraf deklarojnë se SPAK ka gati urdhrin për t’i kërkuar Kryeministrit pezullimin nga çdo funksion administrative të Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë deri në përfundim të hetimeve. Në një deklaratë të dhënë më herët ishte vetë Kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se ai nuk mund të ishte përgjegjës për çdo vendim që merret dhe se çdo person që nuk ka kryer detyrën e përcaktuar do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kështu ka lënë të nënkuptohet se Kryeministri nuk do të dalë në mbrojtje të askujt nëse vërtet janë në shkelje të ligjit për akuzat që ngrihen ndaj tyre. Por edhe në rast të një pezullimi nga puna të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçit, qoftë edhe në mënyrë provizore, Qeveria nuk do të vihet në vështirësi pasi siç deklarojnë burime për Gazetën Telegraf administrata pranë Kryeministrit është e gatshme të gjejë një zëvendësuese për Agaçin në kohën kur ai nuk do të jetë në detyrë për të mos mbetur pezull në asnjë nga funksionet e tij në Qeveri. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë si instititucion do të mund të pastrojë figurën nga akuzat e ngritura për pjesëmarrje në afera kolosale në dëm të buxhetit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë. Kompanitë e inceneratorëv u krijuan në vetëm 24 orë dhe arritën të siguronin kontrata qindra milionë euro nga qeveria shqiptare dhe opozita deklaroi se një gjë e tillë do të mund të ndodhte vetëm nëse ka një dorë të sigurtë ndihme nga një person shumë pranë qeverisë, ose në qeveri, duke akuzuar kështu drejtpërdrejt edhe numrin 2 të Qeverisë, Ëngjëll Agaçin. Engjëll Agaçi ka qëndruar në zyrën e njërit prej prokurorëve që po heton aferën e incineratorëve të Fierit dhe Tiranës, pikërisht prokurorit Dritan Prençi. Nga SPAK nuk konfirmohet zyrtarisht, por as nuk mohohet që thirrja e tij ka të bëjë me këtë çështje. Agaçi më herët ka dhënë sqarime për aferën e inceneratorëve edhe në komisionin parlamentar.