Spaho e Vasili padisin penalisht Edi Ramën në Prokurori

785
Sigal

Kryetarët e Grupeve Parlamentare të Partisë Demokratke dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, respektivisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, do të paraqiten në Prokurorinë e Tiranës në orën 11:00, për të dorëzuar padinë.

Ende nuk bëhet e ditur se për çfarë padia bëhet fjalë, por bazuar në reagimet e fundit të Vasilit kundër kryeministrit Rama, mund të bëhet fjalë për paketën antishpifje që ky i fundit propozoi.

Vasili i kujtoi mbrëmjen e djeshme Ramës rastin kur i bëri thirrje policisë për të blerë vota për Rilindjen, ekspertiza për Agron Xhafajn, mbushjen e vendit me drogë dhe mosarrestimin e Saimir Tahirit.

“Shpifësit të varen, pushkatohen,
karrige elektrike ose të treja bashkë.

Të papranueshme vërtet shpifje të tilla si:

1.Edi Rama i bëri thirrje policisë të bënte vota për rilindjen.
2.Edi Rama gënjeu dhe bëri ekspertizën për Agron Xhafën dhe i doli ok.
3.Edi Rama mbushi vendin me drogë.
4.Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish- Ministrit të Brendshëm.

Këto shpifje të poshtra, duhet të dënohen pa derman, bile me pushkatim, me varje, me karrige elektrike ose të treja bashkë.
Kryeministri si ka bërë fare këto.”, shkruante Vasili.

Paketa antishpifje e propozuar nga kryeministri Rama, vjen pas akuzave nga opozita dhe media se mazhoranca po mbron djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.