‘Gabimi’ i Agron Shehajt në mbledhjen e parë të grupit të PD

579
Lulzim Basha i rezervoi një pjesë të fjalimit të tij të parë sot atyre në mbledhjen e parë të grupit të PD-së.
Po flasim për deputetët e rinj të Partisë Demokratike të cilët për herë të parë do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë. Por njëri prej tyre duket se nuk e ka nisur me këmbën e mbarë mbledhjen e parë të grupit. Gazetarët e pranishëm në selinë e PD bëjnë me dije se deputeti i Vlorës Agron Shehaj, sapo ka mbërritur sallën e mbledhjeve është nisur për të ulur pa e menduar mirë në karrigen pranë Edi Palokës.
Po ndërsa ky i fundit nuk ka reaguar, disa deputetë të tjerë “të vjetër” i kanë tërhequr vëmendjen kolegut të tyre Shehaj se në atë karrige ku po tentonte ulej, zakonisht qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha. Menjëherë Agron Shehaj e ka kuptuar “gabimin” dhe është larguar për tu ulur diku gjetkë.
Sigal