Spahiu: Qindra miliona lekë të hedhura dëm nga qeveria vetëm për një Samit

444
Sigal

Deputeti i LSI Perparim Spahiu deklaron se qeveria po con dem miliona leke vetem per Samitin e Diaspores. Spahiu ka publikuar ne faqen e tij ne Facebook preventivin zyrtar te shpenzimeve te ketij Samiti, per te cilin qeveria shqiptare do te harxhoje 670 milion leke. Spahiu tha se ky eshte nje shpenzim i tepert, ndersa tha se te ftuarit duhet ta bojkotojne kete Samit te dyte, aspak produktiv. “66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës.

Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil. Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm”, shkruan Deputeti i LSI-se Perparim Spahiu.