Sotiraq Filo firmos pa garë 283 milionë lekë të ushqimit të çerdheve, kompania e “prenotuar” çdo vit

57

Bashkia Korçë zhvillon një tender me shkelje për ushqimet e çerdheve dhe kopshteve, ndërsa fituesi është një kompani që e merr çdo vit këtë tender. Tenderi është kapur nga filtrat e Open Data Albania që e kanë analizuar dhe është ngritur “Flamuri i kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo tregon se 283 milionë lekë që supozohet të blihen mish, vezë, perime, fruta dhe ujë për çerdhet në Korçë nuk po bien në duar të sigurta.

Sigal

 Bashkia Korçë zhvillon një tender me shkelje për ushqimet e çerdheve dhe kopshteve, ndërsa fituesi është një kompani që e merr çdo vit këtë tender. Në këto javë pothuajse të gjitha bashkitë kanë hapur programin e radhës për të furnizuar me ushqime institucionet parashkollore. Të njëjtën gjë po bën edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili më 18 prill 2024 ka njoftuar tenderin me objekt blerje ushqimesh. Prokurimi është zhvilluar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes, një drejtori që sigurisht urdhrat i merr nga kryebashkiaku.

“Gara” ka qenë e hapur deri më datë 3 maj 2024, por ka marrë pjesë vetëm firma “G E A”sh.p.k, në pronësi të Elson Frrokut. Gjëja e parë që të bie në sy është se kjo firmë ka paraqitur një ofertë me vlerë sa 100% e fondit limit 283 milionë lekë.

Ç’kuptim ka të zhvillosh tender?! Më mirë kishin telefonuar Frrokun dhe të lidhnin kontratën me ato çmime që vendos biznesmeni.

Mesa duket, për kryebashkiakun Filo nuk është problem që nuk kishte konkurrentë për këtë prokurim. Madje, ai menjëherë ka shpallur fituese kompaninë në fjalë. Ndërkohë, kryetari e mbajti të papublikuar për një muaj kontratën abuzive.

Tenderi është kapur nga filtrat e Open Data Albania që e kanë analizuar dhe është ngritur “Flamuri i kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo tregon se 283 milionë lekë që supozohet të blihen mish, vezë, perime, fruta dhe ujë për çerdhet në Korçë nuk po bien në duar të sigurta.

Janë Komisioni i Prokurimit Publik , Agjencia e Prokurimeve Publike që duhet ta shohin këtë flamur dhe të veprojnë. Po ashtu, KLSH mund ta të bëjë auditim shpërdorimin e fiondeve të ushqimit të fëmijëve, jo vetëm në Korçë, por edhe në bashki të tjera.

Për më tepër, ne po shtojmë këtu faktin se firma në fjalë nuk përmbushte kriteret sipas ligjit mbi prokurimet.

Në vitin 2021 nuk ka bërë asnjë raportim të pasqyrave financiare, ka bërë në vitin 2023 raportimin të ardhurave të vitit 2022, ndërsa tashmë nuk ka bërë asnjë raport për pasqyrat financiare të vitit të shkuar. Sipas ligjit duhen dorëzuar bilancet e tre viteve të fundit, ku komisioni vlerëson kapacitetin financiar.

Në fakt, kompania GEA është kliente e vjetër e kryetarit Filo. Qysh nga vitit 2016, kjo kompani ka përfituar 26 kontrata për furnizimin me ushqime në Bashkinë Korçë dhe thuajse të gjitha i ka marrë me “Flamur të kuq”, për shkak të mungesës së plotë të konkurrencës.