Sot, protesta e rrallë e studentëve: Vetëm heshtje dhe libra, e kanë radhën pushtetarët të flasin!

875
Sigal

Në ditën e nëntë të protestës së tyre, studentët kanë ndryshuar strategjinë e betejës që ata nisur për të fituar të drejtat e tyre.

Ata sot do të protestojnë me heshtje, pa folur, vetëm duke mbajtur libra në duar, përpara Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu, sot nuk ka pankarta, por vetëm fleta të bardha. Mesazhi është i qartë: Nuk do të ketë dialog. Kemi folur mjaft. Nesër duhet të heshtim dhe të presim ata të flasin!