Shënohet sot 1 vit nga arrestimi i dhunshëm i Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga forca të armatosura e të maskuara, të cilët e tërhoqën atë zvarrë nga makina në mes të ditës në hyrje të Tiranës. Në 1 vjetorin e prangosjes së tij, Meta i është drejtuar sërish GJKKO për shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Sekretari i Përgjithsëm I Partisë së Lirisë, kujton 1 vjetorin e arrestimit të Metës, duke e cilësuar atë rrëmbin të mirëfilltë kriminal, dhe një proces farsë të urdhëruar nga asambleja e PS.
Këtë 21 tetor bëhet 1 vit nga arrestimi i dhunshëm i Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një vjetorin e prangosjes të tij, Meta i është drejtuar përsëri GJKKO duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg. Kërkesa është dorëzuarnë GJKKO nga avokati mbrojtës i ish-Presidentit Meta, Kujtim Cakrani. Ilir Meta u arrestua në mënyrë brutale n në 21 tetor 2024, nga forcat speciale të masakuar dhe të armatosur, të cilët e tërhoqën zvarrë nga makina ne mes të ditës, në hyrje të Tiranës, teksa ai ishte duke shkuar në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte njoftuar një konferencë për mediat.
Arrestimi i dhunëshëm i Metës ngjalli reagime të shumta të opozitës, shoqërisë civile e eksoertëve të jursiprudencës, të cilët e konsiderojnë atë si hakmarrje poltike dhe në shkelje ligjore. Vetë ish-Presidenti i vendit dhe i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilëson arrestimin të paligjshëm, ndërsa së fundmi avokati i Popullit evidentoi se arrestimi i Ilir Metës është bërë në shkelje të të drejtave të njeriut. Edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, pranoi se arrestimi i Ilir Metës linte për të dëshiruar.
Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kujtuar 1 vjetorin e arrestimit të Metës, duke e cilësuar atë si një rrëmbim të mirëfilltë kriminal ndërsa e cilëson procesin ndaj tij si farsë të urdhëruar nga Asambleja e PS
Meta mbahet në qeli prej 21 tetorit të vitit të kaluar, ndërsa disa shkallë të gjyqësorit deri më tani kanë refuzuar kërkesat e tij për shuarjen e masave të sigurisë, ndonëse hetimet ndaj tij kanë përfunduar dhe dosja ndodhet në gjykatë.



















