Soreca, takim me kreun e KED: Ka mbështetjen e BE-së

461
Sigal

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë (KED), Adrian Dvorani.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE-ja e mbështet punën e rëndësishme të KED-së.

“Sot takova Ardian Dvoranin, Kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë. BE-ja mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme”, shkruan Soreca.