Sonila Qato/ Drejtoresha e ARRSH certifikon hapjen e plotë të autostradës Tiranë-Elbasan, 31 km, me 4 korsi e 7 mbikalime

443
Sigal

Sonila Qato hap plotësisht autostradën Tiranë – Elbasan

Drejtoresha e ARRSH, një nga administratoret më të të mira, e cila është shquar në çdo institucion që ka drejtuar, dje lajmëroi që u hap tërësisht autostrada Tiranë – Elbasan, në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim dhe në konform të gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Sipas drejtoreshës së ARRSH, Sonila Qato, vonesa e shkaktuar erdhi për arsye teknike që kishin të bënin me shtrimin e tapetit asfaltik dhe një gjë e tillë u vonua për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Ndërkohë që, më 14 mars u hap vetëm njëri krah i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Kërrabës. Punimet për rrugën Tiranë – Elbasan kanë filluar prej më shumë se 8 vitesh dhe pas rrugës së kombit u cilësua si vepra e dytë më e madhe publike. Autostrada e re bashkon Elbasanin me Tiranën, e shkurton vetëm në 31 kilometër rrugë, duke shkurtuar kohën për udhëtarët. Rruga ka katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra.