“Bild” publikon përgjimin bombë/ Vangjush Dako dhe Astrit Avdylaj, bisedë të ngrohtë nga zyra e regjistrimit të pronave

520
Sigal

Gazetari Piter Tide, i gazetës gjermane Bild,  ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt, pjestarit  të grupit të Shijakut dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Kjo bisedë e publikuar nga Bild, tregon afrimitetin e madh mes Avdylajt dhe Dakos. Avdylaj e ka telefonuar Dakon nga zyra e regjistrimit të pronave në Durrës.

BISEDA:

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla se ke takuar Ramën dje, e keni ndenjur, e keni kënaqur.

Vangjush Dako: Hahah, ç’kemi?

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai