Skenarët e PD, a po bëhet gati për ngujim para zyrës së Ramës?

451
Teksa pritet nisja e protestës së PD-së në orën 12:00 përballë Kryeministrisë, vijojnë përgatitjet e fundit.
Nuk dihet se cilin skenar do të vendosë kreu i PD-së, Basha, ngujim në shesh, apo protestat e vazhdueshme, por ajo që duket nga foto janë masat e marra nga organizatorët.
Nga sa duket në sheshin para zyrës së Ramës, ogranizatorët po zbarkojnë nga makinat materialet e nevojshme si skela dhe çadra.
Pritet ndërkohë edhe montimi i tyre. Gjithcka zhvillohet vetëm pak para nisjes së protestës, e cila sipas policisë do të mbyllet në 16:00, kurse Basha ka thënë prerë se fundin e saj e vendosin protestuesit.
Sigal