Manipulimi / Zbardhet skema e falsifikimit të shkresave nga Ministria e Drejtësisë

1862
Sigal

Nga Presidenca e Republikës sot kanë dalë fakte të reja për grushtin e shtetit të Rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ditë të shtune, me shkresën nr. prot. 7575, datë 9.11.2019, i përcjell QBZ-së, shkresat që citon se i ishin përcjellë Ministrisë së Drejtësisë nga Kuvendi, me shkresën nr. Prot. 3991/1, datë 9.11.2019. (Në këtë shkresë i kërkon Qendrës së Botimeve Zyrtare, në shpërdorim të pastër të detyrës, të botojë në Fletoren Zyrtare, Vendimin nr. 132, datë 21.09.2019 të KED.)

Por, shkresa e Kuvendit që referon Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe që presupozohet se e ka vënë në lëvizje këtë institucion, në fakt, sipas numrit të protokollit hyrës në Ministrinë e Drejtësisë, mban nr. 7576,datë 9.11.2019. Pra, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ka përcjellë për në QBZ, me një shkresë me numër protokolli pararendës (nr. 7575) dokumente që ligjërisht dhe zyrtarisht, nuk i kishte marrë ende në institucion, as nuk i kishte protokolluar (pasi i protokollon më pas, me nr. 7576).

 

 

Ky është një falsifikim i pastër i përmbajtjes së shkresave, ndërkohë që mund të jenë shoqëruar edhe me falsifikimtë Regjistrave të Protokollit për të mbuluar plotësisht skemën

Por, Dvornai, në bashkëpunim me Gjonçajn dhe Devën i hynë këtij kalvari për llogari të eprorëve të tyre. Qëllimi i tyre që i thjeshtë: megjithëse asnjë ligj i vendin nuk e parashikon që emri i Arta Vorpsit duhej botuar në fletoren zyrtare, ta bënin këtë për ta vendosur Ilir Metën para faktit të kryer për të çuar në kushtetuese një grua që ishte e gatshme të betohej buzë Lanës.