Skandali tek Infektivi/ Spahia : Në këto 8 vjet, qeveria kaloi nga shëndetësi falas në shëndetësinë e “Tires”

186
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas skandalit të radhës nga spitalet covid, të denoncuar në emisionin investigativ “Stop”.

Ishte një qytetar që denonconte se në Spitalin Infektiv, Covid-1, babait të tij të ndjerë, që kishte humbur jetën nga koronavirusi, i ishin vjedhur lekët në portofol dhe llgoari bankare.

Përmes ish-deputetit Bardh Spahia, PD thekson se kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë urgjent ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!