Skandali me mishin e importuar nga Amerika Latine

652
Sigal

Vazhdojnë mashtrimet e kompanive që importojnë mish dhe pula, të cilat futen në tregun shqiptar me salmonelë, duke përfunduar në brumatriçet e sallamit, qofteve dhe sufllaqeve. Ja mashtrimet e kompanisë që deklaron se importoi 1200 ton mish, dhe prodhoi 4 mijë ton sallam “bio”. Ja si urdhëroi kreu i AKU-t  për mbylljen e skandalit

Mashtrimet, importojnë 1200 ton mish, prodhojnë 4000 ton sallam “bio”

Çfarë bëhet me mbetjet e ngurta brenda fabrikës së sallamit dhe skarcot e pa shitura në treg?

Shumë herë janë zbuluar në Portin e Durrësit kontenierë me qindra ton mish të importuar, të cilat janë me sarmonelë. Asnjëherë nuk janë bërë transparente se ku shkuan këto mijëra ton mish të infekuar: U kthyen në destinacionin nga erdhën? Vështirë! U asgjësuan? Nuk ka asnjë procedurë të zbardhur e të publikuar, të paktën për transparencë: Kush i asgjësoi? Ku u asgjësuan? Atëhere, kemi të drejtë të pyesim: Vallë, a shkuan në ndonjë brumatriçe të kompanive që përgatitin sallamra? Sepse, nëse shikojmë bilancet e kompanive që përgatitin sallamra, tonelatat e mishit të importuar, janë shumë herë më pak sesa tonelatat e sallamrave të prodhuar. Kompanitë e prodhimit të sallamrave nuk kanë komplekse të prodhimit të mishit. Si prodhuan më shumë sallam, nga mishi i importuar? Këtë përgjigje, e presim nga institucionet shtetërore.

Krimi ushqimor

Zbardhja e krimit ushqimor, duhet të fillojë nga hetimi për blerje kafshësh e pulash të sëmura e të ngordhura, që  firma “Hako”  i merr nga komplekse pularie e importi si dhe përbërësit; por nuk duhet të ndodhë si me dosjen hetimore “Hako” zhdukur para 2 vitesh, për zaptimin dhe betonizimin e mjediseve në Butrint, me 2 hotele-restorante e 10 kioska qoftesh.  Tre muaj më parë, me urdhër “nga lart”, drejtori i AKU-t, Bledar Skënderi, ka ndërprerë një kontroll të drejtorisë së riskut, të nisur për sigurinë ushqimore në kompaninë e prodhimit të sallameve “Hako shpk”. Bllokim kontrolli e madje hetimi, është bërë ndaj kësaj kompanie dhe në muajin dhjetor 2019; nga Anti-Krimi Ekonomik-Tiranë, ISHP e vetë AKU. Në reklamat e firmës “Hako shpk”, thuhet se çdo vit prodhon 4000 ton me 70 lloje sallamra e qofte; ndërsa në raportet e pasqyrave për bilancet tatimore-dogonare, raporton se importon e blen brenda vendit 1200 ton. Kuptohet, që prej lidhjeve me shefat e pushtetit, pronari i firmës “Hako shpk”, bën akrobaci me bilance, për të shmangur miliona lekë tatime e detyrime fiskale; siç manovron me fuqinë punëtore, që deklaron 200, por regjistron 85 punonjës, ndërsa të tjerët i deklaron si të përkohshëm. Ajo çfarë nuk kuptohet, është “magjia” e bosit të firmës “Hako shpk”; që me 1200 ton mish importi, prodhon 4000 ton sallamra e qofte në 70 lloje… të reklamuara si produkte me 100% mish bio”. Edhe mund të besohej kjo “çudi”, nëse në treg nuk do kishte salçice rifuxhio, “sallam popullor” e proshutë me etiketa “Hako shpk”, që shiten me çmim 350-450-600 lekë/kg dhe reklamohen si produkte me 100% mish viçi “bio”, kur mishi i viçit është minimalisht 850-900 lekë/kg, ndërsa mishi i importit është 600 kg. Nuk është shpifje, as fakti që brumi i 70 llojeve të produktit është i njëjtë; por ndryshojnë vetëm emërtesat, erëzat, etiketat dhe ambalazhet; shumica e të cilave janë plastikë e rickluar me përqindje rezatimesh jonizuese. Çudia tjetër, është se në raport me vitin 2013, kompania “Hako shpk” ka shtuar 3 herë prodhimin e sallamit; vërtetuar ky fakt, me raportin e vlerësimit të datës 22.12.2013, bërë prej firmës “Green Hours-shpk”, me pronar Bardhyl Qilimi e ekspert Denis Harasani. Në këtë raport, deklarohet se deri në muajin dhjetor 2013, firma “Hako shpk” ka patur kapacitet 3.5 ton në ditë, pra 90 ton në muaj ose 1100 ton/vit; me 300 ton mish dhe vetëm 20 lloje sallamrash kremviçe e tymosur, salçiçe te ndryshme, sakson, milano, turist, dorf, proshuta, produkte të marinuara etj. Ndërsa sot, pas 8 vitesh, kjo firmë importon e blen brenda vendit 1200 ton mishra frigoriferikë; dhe prodhon 4000 ton sallame në 70 lloje. Ndërkohë që vetë kompania, deklaron se mishrat i importon nga vendet e BE-së, por në faturat doganore, rezulton se vijnë nga Brazili, Serbia, Rusia e Maqedonia e të blerë në Kashar, Kavajë e Durrës, të importuara nga firmat mashtruese (cilësie e origjine mishi) “KMY”, “EHV”, “Kazazi” e “Frigo-food” etj. Po kështu, shefat e “Hako shpk”, thonë se cilësia dhe siguria e produkteve, është në përputhje të plotë me standardet e sistemit “ISO 9001-2008”; dhe me ligjin shqiptar të sigurisë ushqimore “HAÇP”, që në fakt është vetë-deklarim i firmës “Hako shpk” sipas interesit të saj. Cilësinë e ka quajtur “të rregullt” AKU-ja me raporte kontrolli false, sepse ka urdhër të mos preket “Hako” e Ramës dhe Kumbaros; ndërsa çudinë e futjes në brumatriçe të 1200 ton mishra për të nxjerrë 400- ton sallame, duhet ta hetojë drejtësia. Por, nuk duhet të ndodhë si me dosjen hetimore “Hako”, zhdukur para 2 vitesh, për zaptimin dhe betonizimin prej kësaj firme, të mjediseve arkelogjike në Butrint, me 2 hotele-restorante e 10 kioska qoftesh. Ashtu siç duhet të fillojë edhe hetimin se ku çohen mbetjet e ngurta të mishrave që përdoren e afro 35% mbetje stok sallame rifuxhio e të ambalazhuara, që ngelen të pashitura në dyqane dhe supermarkete, pavarësisht se u falsifikohen edhe skadencat me 1 javë e 10 ditë shtyrje. Pamfleti

somario

1

Shumë herë janë zbuluar në Portin e Durrësit kontenierë me qindra ton mish të importuar, të cilat janë me sarmonelë. Asnjëherë nuk janë bërë transparente: U kthyen në destinacionin nga erdhën? Vështirë! U asgjësuan?

2

Nëse shikojmë bilancet e kompanive që përgatitin sallamra, tonelatat e mishit të importuar janë shumë herë më pak sesa tonelatat e sallamrave të prodhuar. Si prodhuan më shumë sallam, nga mishin i importuar?