Silva Caka: Telat e vjetër nuk prodhojnë dot muzikë të re.

265
Nga Silva Caka
Mundësitë e dyta, natyra, Zoti, njeriu i jep gjithnjë për të rregulluar gabimin e bërë në mundësinë e parë, përveçse në mendësitë djallëzore; në këto të fundit, mundësitë e dyta shfrytëzohen më keq se e para!
Raporti i vitit 1997 i British Helsinki Human Rights Watch, tregon se manovrat për kapjen e drejtësisë në atë vit, nuk kanë qenë shumë ndryshe nga ato të kryera 20 vite më vonë, me “drejtësinë e re”. Ajo çfarë e bën raportin më interesant, është fakti që elementët kyçë të asaj reforme, janë po të njëjtët me këta që bënë lëmsh edhe drejtësinë e re…
Ata që e quanin me të madhe drejtësinë e vjetër si të kalbur, paskan qenë vetë arkitektët!
Vetëm se këtë herë, djallëzia është përsosur, hiletë janë sofistikuar dhe rezultati në thelb mbetet po i njëjti: drejtësi e kapur dhe lehtësisht e përdorshme nga pushteti!
E megjithatë nuk është kjo më e keqja; më e keqja është që telat e vjetër po trajnojnë telat e rinj (Klubi i Juristëve në Rilindje, rrezik të cilin e kam paralajmëruar publikisht që nga momenti i krijimit), të cilët ashtu si mentorët e tyre, do vazhdojnë të luajnë të njëjtën muzikë të vjetër.
Pyetja që duhet tëna vijë natyrshëm të gjithëve është: a duhet të presim edhe 24 vite të tjera, për të kuptuar që Reforma në Drejtësi ishte një mashtrim, apo do ngopim barkun me lugën bosh që na ofrohet kur na thuhet që drejtësia po funksionon?
Sigal