Skandali i inceneratorëve/ Rama i jep bonus kompanisë së Zotos, kur dy ministri dolën kundra

140
Sigal

Nga Jamarbër Malltezi.

SPAK, a je gjallë? Ja indicie për hetim: Rama miraton bonus për kompaninë e sapokrijuar si guaskë të Zotos, sekserit të parave të Rama-Ahmetaj-Blushi, ndonëse dy ministri ishin shprehur kundër! Ky kundërshtim i kushtoi Manjanit, shkarkimin si ministër me sa duket.

Nëse Blushi nuk do të ishte i blerë me 733,000 euro nga mafia e plehrave, kompania ku është aksioner me Mërtirin dhe Zoton që bleu 51% të “Lori Café” për 2.12 milionë euro, atëherë nuk do të kishte ndryshuar mendim për mega-aferën korruptive të inceneratorëve dhe për pasojë, manari i tij, që i ka lënë gjobëvënien “Top Story”, do t’i kishte nxjerrë këto fakte të rënda, nuk do t’i kishte fshehur.

Mos ki merak Blush, se po i dokumentojmë ne për SPAK-un, që mos të mbyllë dot sytë, hundët e veshët!  25 pika kemi deri tani për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe 28 pika për aferën e Elbasanit!

Dokumenti:

Image