Skandali i Bledi Çuçit/ 32 milionë lekë për spiunuar kush bën lajme për të në media

408
Sigal

Një personazh vërtet i çuditshëm Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Duket se ka vendosur që të shpenzojë jo pak por rreth 32 milionë lekë të vjetra me TVSH për qiqra në hell, siç thotë populli.

Kjo sepse tenderi që do t’ju paraqesim në vijim është për të vënë duart në kokë e për të vrapuar me të madhe nëpër Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin më numër reference REF-52048-02-28-2020 dhe me objekt “Monitorimi i mediave dhe realizimi i raporteve përmbledhëse mujore të aktiviteteve të MBZHR-së”.

Nëse lexon specifikat e tenderit, thjesht lemerisesh. Ministri Çuçi ka vendosur të paguajë dikë që të hyjë në internet çdo ditë dhe të shohë se cili portal ka bërë ndonjë shkrim për Ministrin Çuçi apo për ministrinë e tij. Për këtë fituesi i tenderit do të bëjë një raportim ditor dhe mujor me anë të postës elektronike.

Sipas specifikimeve të tenderit, të shkruara të zezë në të bardhë, materiali i raportuar duhet të përmbajë të gjitha lajmet apo artikujt e botuar që kanë të bëjnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrin dhe Zv. Ministrat si dhe çdo temë tjetër që do të kërkohet. Përveç kësaj, kërkohet edhe realizimi çdo javë dhe çdo muaj, i një materiali audioviziv permbledhes jo me pak se 60 sekonda që do të përdoret për qëllime informimi.

Gjithashtu kërkohet edhe përgatitja e fotoalbumit të cdo aktiviteti në kuadër të realizimit të objektivave të këtij dikasteri. Përveçse tenderi në vetvete është kryekëput një çmenduri përsa i përket shpenzimit të taksave tona për diçka aspak të nevojshme në këto kohë krize ekonomike, gjithashtu është edhe abuzim, pasi fare mirë këtë detyrë mund ta bëjë një punonjës çfarëdo i zyrës së shtypit të këtij dikasteri apo edhe ndonjë punonjës tjetër duke shfrytëzuar madje kompjuterat aktualë që ka në dispozicion kjo ministri.

Fituesi në rastin konkret është shpallur një kompani e quajtur “Delta Publicity” Sh.p.k e cila ka garuar e vetme, pa rivalë. Hallall Çuço!