SKANDAL/ Rama gënjeu shqiptarët, në ShBA jo për vaksinat por takime me lobistë

639
Sigal

 

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara.” Shkroi Rama gjatë nisjes për ShBA.

Por e vërteta është ndryshe. Rama shkoi në SHBA për të takuar lobistë me shpresën për t’u takuar me Presidentin e zgjedhur Biden e për ta përdorur si propagandë për zgjedhjet.

Në këtë foto të bërë dje në ShBA ai është takuar me lobistin Alexander Karloutsos. Vaksina për shqiptarët ishte justifikimi pasi qëllimi i vërtetë është lobimi. Dhe lobimi kushton miliona. Miliona që duhet të shkojnë për shqiptarët dhe jo për lobistët të cilët gjatë të gjithë qeverisjes së tij, Rama i ka ushqyer me para ndërkohë që popullin e tij e ka lënë në mjerim.