Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi, por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës
Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së procesit të votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, konkretisht në Athinë. Në një deklaratë publike, Fizi e ka cilësuar këtë proces jo vetëm si të dështuar, por si pje Sipas tij, kjo situatë është alarmante dhe përbën një kërcënim serioz për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe kontrollit në menaxhimin e zarfeve po minon besimin te procesi zgjedhor dhe po shkel të drejtën kushtetuese të qytetarëve emigrantë për të votuar lirshëm dhe të sigurt. Fizi e ka cilësuar këtë proces jo vetëm si të dështuar, por si pjesë të një skeme të mirorganizuar për manipulimin e votës.
“Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi, por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës”,- shkruan Fizi.