Skandal i madh/ Persona të Rilindjes të specializuar në IT nisin mesazhe njerëzve gjoja sikur nisen nga numri i Presidentit të Republikës

249
Sigal

Një skandal i madh po bëhet nga Rilindja e PS. Pas vjedhjes së të dhënave të 920 mijë qytetarëve, persona të specializuar në fushën e IT, me metoda bashkëkohore në fushën e teknologjisë, po nisin mesazhe nga kompjuteri, sikur këto nisen nga Presidenti Meta.

Deri tani janë denoncuar dhjetra sms që iu shkojnë njerëzve të ndryshëm nëpër Shqipëri, edhe ambasadave, sikur janë nisur nga numri i celularit të Presidentit të Shqipërisë.

Ky është një skandal i madh shtetror, pasi kjo duhet hetuar urgjent nga SPAK se jo vetëm shkelin Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë, por edhe krijon një pështjellim të madh politik dhe njerëzor.

Burime të mirëbesuara tregojnë se me këtë teknologji kriminale mund të përdoret çdo numër personal celulari të çdo qytetari.

Kjo që po ndodh nga personat e Rilindjes të specializuar në këtë fushë duhet hetuar dhe të nxirren emrat që po mundësojnë këtë mashtrim të madh.

Për ta konkretizuar me qartë në gjuhën popullore se çpo ndodh me numrin e celularit të Presidentit apo siç mund të ndodh me çdo numër celulari është kjo skemë:

Personat anonimë nga një kompjuter  dijnë fjala vjen numrin tuaj të celularit 06920…….. dhe i nisin miqve tuaj sms me tekste si të duan, fyes apo jo, poshtërues apo ofertues,etj dhe personi iks kujton se ia ke nisur ti vetë.

Një prej këtyre të specializuarve kriminalë në këtë fushë është djali i një prej grupëve kriminale në Durrës. Por jo vetëm!

Ndaj ka nevojë për hetim urgjent se po fusin në sherr dynjanë me këto sms, aq me tepër duke shkruar sms edhe në anglisht disa ambasadorëve të huaja, personazhëve të politikës, etj sikur po i shkruan dhe nis vetë Presidenti Republikës.

Mësohet se presidenca do bëjë padi urgjente në SPAK që të kapen autorët, sepse nëse duan prokurorët, që siç kanë këto persona teknologji, ka edhe prokuroria për ti gjetur.