Silvana Bajrami: Bujqësia dhe blegtoria janë një nga 5 Prioritetet Kryesore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë

102
Sigal

Silvana Bajrami, Kryetare e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë ka thënë nëpërmjet një deklarate se rritja e çmimeve është bërë gati e papërballueshme nga pjesa dërmuese e popullsisë dhe ku qumështi dhe nënproduktet e tij, janë kthyer në luks. Ajo tha se gjëja që e shqetëson më shumë, nuk është vetëm fakti i rritjes së cmimit, por edhe rënia që ka pësuar prodhimi i qumështit dhe si rrjedhojë edhe i nënprodukteve të tij.

Sipas saj zbrazja e vendit është e lidhur në veçanti me falimentimin e qëllimtë të Bujqësisë dhe të Blegtorisë.

Gjithashtu ajo tha se Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Deklarata e Silvana Bajramit, Kryetare e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë..

Pershendetje qytetare!
Përshëndetje fermerë në të gjithë Shqipërinë!
Sot doja të ndaja me ju një shqetësim që të gjithë ne e hasim cdo ditë.
Përveç rritjes së cmimeve të produkteve te shportës,të cilat janë bërë gati të papërballueshme nga pjesa dërmuese e popullsisë, qumështi dhe nënproduktet e tij,janë kthyer në luks.
Ajo që shqetëson më shumë, nuk është vetëm fakti i rritjes së cmimit,por edhe rënia që ka pësuar prodhimi i qumështit dhe si rrjedhojë edhe i nënprodukteve të tij.
Krahasuar me 1 vit më parë,sipas statistikave te INSTAT,prodhimi i qumështit ka pësuar një rënie me 8%,duke ndjekur kështu rënien e blegtorisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2023, tregojnë se sasia qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,0 %, krahasuar me 2022.

Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6 %, krahasuar me vitin 2022, sasia e qumështit të deles regjistrohet në 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6 % dhe qumështi i dhisë është grumbulluar në rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2 %, krahasuar me vitin 2022 .

Blegtoria ky sektor jetik për ekonominë e vendit po shkon drejt greminës për shkak se subvencioni për çdo koke lope është 80 euro, gati 5 herë më pak se në Serbi, ndërkohë që 65% e fermave të lopëve te ne që zotërojnë me pak se 10 krerë, përjashtohen nga subvencioni, me një prag diskriminues dhe antikushtetues.

Është kjo arsyeja pse qumështi nga Serbia ka përmbytur tregun shqiptar, sepse numri i krerëve tek ne brenda një pesëvjeçari thuajse është përgjysmuar dhe vazhdon uljen e pandalshme.

Shqipëria, prodhon sot më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë. Vetëm 41 litra qumësht nga bagëtitë për banorë, ndërkohë që në Europë kjo sasi shkon deri në 1900 litra qumësht për banorë.

Zbrazja e vendit është e lidhur në veçanti me falimentimin e qëllimtë të Bujqësisë dhe të Blegtorisë.

Bujqësia dhe blegtoria janë një nga 5 Prioritetet Kryesore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus.

Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.

Do të realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.

Pagesë grant e menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.

Ofrim i tokës shtetërore për aktivitetet agropërpunuese.

Për industrinë e agroperpunimit, mbështetje me 50 përqind të vlerës të impianteve të përpunimit të mbetjeve të produkteve dhe nënprodukteve.

Mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit të impianteve të kompostimit të plehrave organike në fermat bujqësore.

Mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit për instalimin e impianteve fotovoltaike në sera dhe në pikat e grumbullimi dhe të përpunimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

TVSH 0% për ushqimin e bagëtive dhe shpendëve të mishit, etj.

Pagesa direkte për çdo kokë lopë nga 80 Euro, në 200 Euro.

Pagesa direkte për çdo krerë dele dhe dhi nga 12 Euro, në 60 Euro.

Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht, si dhe në 20 krerë nga 100 që është aktualisht për tufat e të imtave (dele dhe dhi).

Pagesë direkte për çdo kafshë të lindur, me 5 Euro edhe për çdo kafshë të therur në masën 5 Euro për të imtat edhe 15 Euro për gjedhin.

Pagesë direkte për çdo litër qumësht në masën 0,10 Euro/litër.

Pra të dashur fermerë,siç edhe e përmenda më sipër, fokusi ynë është më se i qartë dhe i realizueshëm.

Faleminderit!