Silva Cakaj: Kriminaliteti i policisë ndaj protestuesi ka qenë i patolerushëm

580
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Silvia Cakaj ka folur nga protesta para Policisë së Tiranës, duke u shprehur se do të qëndrojnë deri me largimin e kryeministri Edi Rama.

“Është e patolerueshme dhuna e ushtruar nga policia ndaj protestuesve. Është një protestë e organizuar në mënyrë spontante. Kriminaliteti i policisë ndaj protestuesi ka qenë i patolerushëm. Ka qenë e tmerrshme për personat që jetojnë përreth. Nuk kanë taksirat banorët për sasinë e gazit të hedhur, ka qenë kriminale dhe e pakontrolluar. Nuk mund të sillesh në këtë mënyrë. Është e  pafalshme. Protesta e sotme është e justifikuar. Edhe ajo e ditës së hënë më 18:30 është e justifikuar.

Do të qëndrojmë këtu deri kur të largohet Rama. Kam përshtypjen që ka protestues që mbështesin LSI PD dhe qytetarë të lirë. Kjo është një gjë me pak rëndësi janë shqiptarë dhe kanë pakënaqësi. Është e padiskutueshme që dhuna e ushtruar nuk është proporcionale me aktet e protestuesve. Kjo është shumë shpirtërore nga ana e protestuesve. Nuk thuhet nga ne as LSI e PD po thuhet nga njerëz të protestave dhe dhuna është e patolerueshme.” ka thënë në fjalën e saj Cakaj.